KryesoreLajme

Rekord i ri në bujqësi – Mbi 56 milionë euro vlerë gruri në Kosovë këtë vit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se këtë vit Kosova ka arritur një rekord të ri në sektorin e bujqësisë, me mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë rrugës për në Suharekë, ku bashkë me kryeministrin Albin Kurti do të marrë pjesë në fillimin e fushatës së korrje-shirjeve, Peci tha se prodhimi këtë vit ka kaluar shifrën 56 milionë euro në vlerë, ndërsa sipërfaqja totale e mbjellë me grurë arrin mbi 74 mijë hektarë në nivel vendi.

Lexo më shumë  Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura

“Është një rekord i ri në sektorin e bujqësisë”, theksoi ministri Peci në deklaratën e tij..

Kjo shifër tregon një rritje të ndjeshme në prodhimtarinë bujqësore dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vetëqëndrueshmërisë ushqimore në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e vendit