Lajme

Rekord i daljes në zgjedhje: Deri në orë 13:00 dolën 27,700 qytetarë më shumë sesa më 9 shkurt në orën 15:00

Bazuar në të dhënat e përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 13:00 ishte 18,5%.

Nga numri i përgjithshëm i votuesve prej 1,999,204, të drejtën e votës deri në këtë orë e kanë ushtruar 369,786 persona.

Më 9 shkurt, deri në orën 15:00 kishin votuar 342, 104 qytetarë.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës arreston Millosh Steviq “Grebeni” - "dora e djathtë e Radoiçiqit"

Sot, më 28 dhjetor, deri në orën 13:00 kanë votuar 369,786 qytetarë.

Pra, 27 700 vota më shumë, dy orë më herët.

Rruga Press

YouTube player