KryesoreLajme

Rekord historik/ Industria në Shqipëri bie me 8.9%, shkak mungesa e punonjësve dhe rënia e euros

Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me 8,91%, në tremujorin e dytë të vitit 2024, më e madhja që nga tremujori i dytë i vitit 2020, kur u aplikuan kufizimet në lëvizje nga pandemia Covid-19.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shkak për këtë rënie është bërë kriza në industrinë e përpunimit. Kjo degë e industrisë pësoi rënie vjetore me -7.6% në tre-mujorin e dytë. Rënia vazhdoi për të gjashtin tremujor radhazi, duke e bërë këtë krize më të paprecedenten në të gjithë historinë e tranzicionit.

Sektori i industrisë përpunuese që dominohet kryesisht nga fabrikat e tekstilit dhe këpucëve vitin që shkoi pësoi rënie me – 6.1% dy herë më shumë se vitin e krizës pandemike 2020. Teksa këtë vit rënia pritet të jetë edhe më e thellë. Në 6 –mujorin e parë rënia vjetore është rreth-8,3 për qind, teksa fabrikat duket se nuk janë optimiste për ndryshim të situatës.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Mungesa e punonjësve, rritja e kostove të punës, humbjet nga kursi i këmbimit, por edhe rënia e kërkesës nga jashtë, po thellojnë humbjet nga muaji në muaj. Vitin e kaluar, eksportet e tekstilit në vlerë shënuan 126 miliardë lekë, me rënie rreth 6.5%, ndërsa në 9-mujorin e 2023, rënia u thellua me rreth 12%.
Rritja e kostove të jetesës pas luftës në Ukrainë, në shumë vende të Europës me të cilat vendi ynë eksporton, e ka ulur kërkesën për veshje dhe këpucë.

Panairet e modës së pranverës u përballën me rënie të madhe të porosive, teksa shpresat për rikuperim janë bërë të vështira. Të dhënat nga bilancet e kompanive të mëdha tregojnë se numri i punonjësve, në shumicën e tyre, është shkurtuar me mbi 35% më 2023.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Nëse situata e tregut ndryshon, fabrikat e kanë shumë të vështirë të rikthejnë punonjësit, pasi ata janë integruar në sektorë të tjerë. Kriza e fabrikave duket se është bërë e qëndrueshme për shumë arsye, një pjesë e të cilëve buruan nga tregu i brendshëm.

Rënia e Euros në mënyrë sistematike vitet e fundit uli fitimet e fabrikave dhe nga ana tjetër, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në prill 2022 në 40 mijë lekë në fund të 2023 ushtroi presion te kostot, duke bërë që shumë klientë të ikin nga Shqipëria drejt çmimeve më të lira në vende të Azisë dhe Afrikës./Monitor

Rruga Press

YouTube player