Lajme

Reklama e Dua Lipës ‘tërbon’ serbët, nisin polemikat. Puma detyrohet ta heqë pas …

Reklama e Dua Lipës për “Puma-n” në dyqanet serbe ka nxitur sërish debate. 

Gazeta serbe “Novosti”, ngre pikëpyetje se si “gjeti veten ky yll botëror, që nuk fsheh idetë e saj nacionaliste, në xhamat e dyqanit për veshje sportive”.

“Novosti” shkruan se një qytetar ka konstatuar redaksinë e tyre dhe ka shprehur shqetësimin se si “Puma” e vendos atë reklamë në Serbi.

Lexo më shumë  Sot takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel

“Puma ka vendosur atë reklamë kudo në vendin tonë, por është për tu habitur që ata nuk dinë qëndrimin e saj mbi Serbinë”, shkruhet në letrën që qytetari i dërgoi “Novosti”.

Më pas vazhdon: “Si mundet që dikush që përhap gënjeshtra në mënyrë aktive për historinë tonë dhe shqiptarët të shfaqet në reklama në qendrat tregtare vendase. Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet, në një kohë kur statusi krahinës së saj jugore është i ndjeshëm. Nëse nuk e respektojmë veten, pse do të na respektojnë të tjerët!”

Pas publikimit të lajmit, imazhi i Dua Lipës është hequr nga dyqanet e Puma-s.

Lexo më shumë  Delegacioni i Kosovës takohet me presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *