Opinion/Aktualitet

Reka: Duke përdorur argumentin e “fuqisë”, Rusia po e bllokon anëtarësimin e Kosovës në OKB

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka thënë se të premten bëhen 12 vjet nga mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pro legalitetit juridiko-ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Reka ka shkruar se më 22 korrik 2010, organi kryesor gjyqësor i OKB-së “e konfirmoi atë që dihej botërisht: se shpallja e pavarësisë, nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare”.

Sipas tij, konform Kartës së OKB-së dhe Statutit të GJND-s, kjo gjykatë ndërkombëtare interpreton “të drejtën e OKB-së” (Kelsen) dhe asnjë shtet, po qoftë kjo edhe Rusia, nuk ka kompetencë interpetuese të dokumenteve të OKB-së.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

“Mirëpo, Moska me veton e saj, shkel unilateralisht të drejtën ndërkombëtare, në një organizatë multilaterale, me mospërfilljen e këtij mendimi të institucionit më të lartë gjyqësor të organizatës botërore. Edhe pas mendimit të qartë të GJND-së, ajo vazhdon bllokimin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB: në mungesë të fuqisë së argumentit, përdor ‘argumentin’ e fuqisë”, ka shkruar ai.

Reka ka thënë se përkundër një interpretimi të tillë të pastër juridiko-ndërkombëtar të gjyqësorit të OKB-së, Kremlini vazhdon të shpikë të “drejtën” e vet “ndërkombëtare”, si maskë për fuqinë kundër normës së vërtetë juridiko- ndërkombëtare.

Sipas tij, asnjë shtet anëtar i OKB-së, pra as Rusia nuk mund të jetë mbi ligjin ndërkombëtar.

“Pavarësia e Kosovës është çështje e mbyllur, e legaliteti i saj juridiko—ndërkombëtar i konfirmuar nga GJND-ja”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *