Sport

Reja: Humbja nga Anglia nuk e dëmton imazhin, pasi në Londër ndodh të humbësh edhe më thellë

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje të thellë në udhëtim te Anglia, në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Wembley” të Londrës, përfundoi me rezultatin 5-0.

“Tre Luanët” të pesë golat i shënuan në pjesën e parë. Harry Kane shkëlqeu sonte me het-trik, teksa nga një gol shënuan edhe Harry Maguire e Jordan Henderson.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, për “Supersport” u shpreh:

Lexo më shumë  Deputetët e Kosovës mposhtin në ndeshjen miqësore deputetët e Shqipërisë 5:0

“Ata hynë shumë fort në ndeshje dhe ishte shumë e vështirë. Në aspektin e gjendjes fizike, ata ishin shumë më lart dhe e kishim shumë të vështirë t’i ndalnim kur niseshin për në sulm. Ndaj një kundërshtari si Anglia ke shumë pak për të bërë, ndonëse u përpoqëm të bëjmë diçka në pjesën e dytë, por nuk kishte më kohë.

Do të doja të luanim pak më lart dhe të bënim më shumë presion, por ishte shumë e vështirë. Përtej cilësive që ne i dimë, ata ishin shumë më të fortë në aspektin fizik dhe kjo e bënte të pamundur për ne që të reagonim.

Lexo më shumë  Deputetët e Kosovës mposhtin në ndeshjen miqësore deputetët e Shqipërisë 5:0

Nuk mendoj se kjo humbje dëmton imazhin, pasi këtu në Londër ndodhë edhe të humbësh me rezultat të thellë, duke qenë se dihet forca e kundërshtarit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *