Sport

Reja: Arritëm objektivin, unë dua të vazhdoj por varet nga Federata

Trajneri Edy Reja u shfaq i përmbajtur edhe pse Shqipëria arriti një rekord pikësh në një faze eliminatore. Tekniku italian përgëzoi lojtarët për atë që kanë bërë jo vetëm në këtë ndeshje por gjatë të gjithë fazes në tërësi.

“ Përgjigjet ishin pozitive sa i përket pjesës së parë. Krijuam shumë raste, por dukej sikur porta ishte e magjepsur, komplimente djemve, arritëm objektivin me 18 pikë si vend i tretë. Na vjen keq për ndeshjet me Poloninë, mund të shkonim në ‘play-off’. E kisha shumë frikë këtë ndeshje, pasi mbërritëm në fund të eliminatoreve me shumë probleme, dukej sikur na kishin mallkuar, por urime të gjithë djemve”.

Trajneri Reja foli edhe për të ardhmen dhe dëshirën e tij për të vijuar punën në krye të kuqezinjve.

Lexo më shumë  “Çdo gjë është e mundur”/ The Guardian: Kosova, përralla e Kupës së Botës

“Kam edhe një vit kontratë, jam i impenjuar dhe në dispozicion, por të shohim përpara, pasi e ardhmja ime varet edhe nga Federata. Kemi bërë gjëra të shkëlqyera, kemi aktivizuar 45-46 lojtarë, jemi gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj, Federata më ka kërkuar rinovimin e grupit të lojtarëve. Kemi bërë një punë shumë të mirë edhe për të ardhmen, pasi detyra ime ka qenë të përgatitemi për Euro 2024. Kemi bërë gjëra të mëdha në kuadrin e dy viteve, kemi aktivizuar shumë lojtarë të rinj. Nëse do të jem do të vazhdojmë përpara, nëse nuk do të jem mund të them se tavolinën e kemi plot. Kemi marrë kritika pas humbjes në Angli, ndërsa sot ishte e vështirë. Fituam, tani kemi 18 pikë. Më vjen mirë që dikush kujtohet për rekordin e pikëve. Hungaria fitoi sot në Poloni, pra tregoi se nuk është ekip aq i lodhur.

Kemi qenë pa fat në periudhën e fundit, dikush aty lart nuk na ndihmoi, kështu që duhet të kënaqemi me kaq”,
 deklaroi trajneri kuqezi.

Lexo më shumë  “Çdo gjë është e mundur”/ The Guardian: Kosova, përralla e Kupës së Botës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *