BotaKryesore

Regjistrohen sërish shpërthime në Ukrainë, komanda e ushtrisë: Separatistët po sulmojnë me predha

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar shpërthime të shumta në qytetin Donetsk, që kontrollohet nga separatistët. Reuters shkruan se origjina e shpërthimit në veri të qytetit nuk është akoma e qartë, ndërkohë që nuk ka pasur reagime nga qeveria e mbështetur nga Moska në Republikën Popullore të Donetsk.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dymtro Kuleba deklaroi se forcat e vendit po veprojnë me përmbajtje, pavarësisht bombardimeve intensive të artilerisë që nga e enjtja në të gjithë vijën e frontit në lindje nga pozicionet separatiste. Ndërkohë, bombardime intentensive janë konfirmuar nga komanda e ushtrisë së Ukrainës.

Lexo më shumë  Zgjidh Kosovën! Zgjidh të vërtetën! Zgjidh Albin Kurtin !

Komanda publikoi fotografi që tregojnë sulme me artileri në fshatin Novoluganskoe, në rajonin e Donetsk, të kontrolluar nga rebelët. Ushtria e Ukrainës tha se separatistët sulmuan me predha 122 mm. “Ka pasur 74 raste të sulmeve me predha përgjatë vijës së kontrollit nga pala separatiste, me 39 vendbanime të prekura në rajonet e Donetsk dhe Luhansk. Pesë fshatra kane mbetur pa energji elektrike”, tha ushtria.

Lexo më shumë  Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *