Regjimi komunist kinez ‘fundos’ miliarderin Jack Ma, autoritetet e largojnë nga drejtimi i Ant Group
Themeluesi i kompanisë së shitjeve në internet Alibaba, Jack Ma ka dal nga qendra e vëmendjes, pasi regjimi i Partisë Komuniste të Kinës tashmë ka shkatërruar perandorinë e tij miliardëshe.
E njohur si fytyra e biznesit aziatik, Ma ka humbur miliarda dollarë pasi që autoritetet e kanë tërhequr atë nga lista për ta drejtuar kompaninë Ant Group.
Rregullatorët kinezë e “dogjën” listën e planifikuar të Ma’s për ta kontrolluar Ant Groupin në Hong Kong dhe Shangai, duke e dënuar me një gjobë rekord prej 2.75 miliardë dollarësh.
Një riorganizim i strukturës së aksioneve, do ta bëjë që Ma duhet ta lërë kontrollin e kompanisë që ai e themeloi më 2014-në.
Ma do të mbajë vetëm 6.2 për qind të të drejtës së votës, ndërsa kompania lëviz në atë drejtim që “asnjë aksionar, i vetëm ose së bashku me palët e tjera, nuk do të ketë kontroll mbi Ant Group”.
Disa analistë këtë veprim të regjimit kinez e kanë parë si një përpjekje të Partisë Komuniste për ta përulur një kompani që ishte bërë shumë e fuqishme.
Ndërhyrja e rregullatorëve erdhi pasi Ma në një konferencë pati kritikuar sistemin rregullator financiar të Kinës.
“Sistemi financiar është një trashëgimi e viteve industriale. Duhet të krijojmë një të ri për gjeneratën e re dhe të rinjtë. Duhet ta reformojnë sistemin tonë monetar”, ka thënë Ma.
Thuhet se Ma fshihet në Tokio me familjen e tij.
Rruga Press