Refuzoi të ndihmonte emigrantët, Matteo Salvini rrezikon 15 vite burg
Matteo Salvini, kreu i partisë së krahut të djathtë të Italisë, Lega Nord, doli në gjyq gjatë të shtunës me akuzën se ndaloi zbarkimin e më shumë se 100 emigrantëve në vitin 2019.
Salvini, i cili në atë kohë ishte ministër i brendshëm, i la emigrantët të bllokuar në det derisa prokurorët urdhëruan sekuestrimin e anijes dhe evakuimin e njerëzve në bord.
Anija e shpëtimit Open Arms,, kaloi pothuajse tre javë në det, pasi Salvini i refuzoi lejen për t’u ankoruar.
Nëse shpallet fajtor, pas një procesi të gjatë gjyqësor Salvini mund të përballet me 15 vjet burg. Dënimi mund ta ndalojë Kreun e Lega Nord që të ushtrojë funksione qeverisëse.
Gjyqi do të fillonte më 15 shtator, por u shty sepse salla e gjyqit u konsiderua shumë e vogël.
Gjatë 14 muajve të tij si ministër i Brendshëm, Salvini ndaloi disa varka që të ankoroheshin në Itali në një përpjekje për të ndalur flukset e emigrantëve dhe akuzoi organet bamirëse se inkurajonin e kontrabandën e njerëzve.
Salvini e largoi partinë Lega Nord nga qeveria e koalicionit në verën e vitit 2019 në një përpjekje të dështuar për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme.