Uncategorized

Refugjatët zbresin në Shëngjin, priten me banderola kundër Ramës dhe Melonit: “Përfundon këtu ëndrra evropiane”

Kanë mbërritur në Shqipëri 16 refugjatët e parë që do të strehohen në kampin e ngritur nga Italia pas marrëveshjes Rama-Meloni.

Ata janë shtetas nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët u sollën në vendin tonë nga anija e Marinës italiane Libra.

Ndërkohë në pritje të refugjatëve kanë dalë edhe disa aktivistë të shoqërisë civile të cilët kanë shpalosur banderolën “Përfundon këtu ëndrra evropiane”.

Lexo më shumë  “Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”/ Komunikonte rregullisht me Jeffrey Epstein, Norvegjia nis hetimet për ish-kryeministrin Thorbjorn Jagland

Në posterat e tyre duket edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me kryeministrja italiane Giorgia Meloni të veshur si policë.

Sipas marrëveshjes, në kampin e Gjadrit do të strehohen vetëm meshkuj, të cilëve do t’u verifikohet kërkesa për azil, e nëse do t’u miratohet do të dërgohen në Itali, në të kundërt do të kthehen në vendet e origjinës.

Lexo më shumë  “Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”/ Komunikonte rregullisht me Jeffrey Epstein, Norvegjia nis hetimet për ish-kryeministrin Thorbjorn Jagland
YouTube player