Refugjatët në Meksikë në protesta të dhunshme
Qindra refugjatë pa dokumente janë përplasur me Gardën Kombëtare në qytetin meksikan të Tapachalas teksa kanë protestuar për përshpejtim të procesit në statusin e tyre si refugjatë, raporton AP.
Protestuesit kanë kërkuar që dokumentet e tyre të procedohen më shpejt me qëllim që të kalojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Protesta ka nisur para disa javësh kur kopjet e dokumenteve të tyre u gjetën në kontejnerët e bërllokut afër qendrës kombëtare për imigracion.
Garda Kombëtare e armatosur me mburoja ka formuar rreshtin para qendrës së imigracionit para se të sulmoheshin me gurë nga refugjatët protestues. Gardës Kombëtare i ka dalë në ndihmë edhe policia shtetërore për të shtypur protestën e refugjatëve. Disa prej protestuesve kanë bllokuar rrugët e qytetit meksikan duke djegur goma.
Rruga Press