Lajme

Rebeshe dhe stuhi!Çadrën mos e ndani, si pritet të jetë moti gjatë ditës(HARTA LIVE)

TIRANË– Sot do të rikthehen rebeshet e shiut në vend. Dita nis me vranësira të dendura në zonat perëndimore por intervale me kthjellime paraqiten zonat e ulta dhe malore. Mesdita dhe orët vijuese do të sjellin sërish një sistem të fuqishëm me vranësira, i cili do të gjenerojë reshje mesatare dhe intensive në të gjithë vendin. Ndërsa në zonat përgjatë shtrirjes lindore do kenë reshje dëbore.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Këto kushte atmosferike mbeten gjatë natës deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes duke shënuar -1°C në verilindje po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke ngjitur maksimumin në 15°C. Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 6 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *