Bota

Reagon Katari pas sulmit izraelit mbi kryeqytetin e tij

Katari ka reaguar pas sulmit të kryer nga Izraeli të martën në kryeqytetin e tij, Doha. 

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Katarit e ka dënuar “me termat më të fortë të mundshëm” sulmin, për të cilin Izraeli tashmë ka marrë përgjegjësinë. 

Majed Al Ansari ka thënë se sulmi goditi një ndërtesë banimi “ku banojnë një numër anëtarësh të byrosë politike të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha”.

Lexo më shumë  Rusia sulmon Ukrainën me mbi 400 dronë, dëmtohet vendi i mbrojtur nga UNESCO

Ai thotë se sulmi përbën një “shkelje flagrante” të së drejtës ndërkombëtare, si dhe një “kërcënim serioz” për ata në Katar.

“Shteti i Katarit e dënon fuqimisht këtë sulm dhe pohon se nuk do ta tolerojë këtë sjellje të pamatur të Izraelit dhe ndërhyrjen e vazhdueshme në sigurinë e rajonit dhe çdo veprim që synon sigurinë dhe sovranitetin e tij”, thuhet në deklaratë. 

Lexo më shumë  Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete të ish-Jugosllavisë
YouTube player