BallinaLajme

Reagon Albana Osmani për Klodianin: Po më ther shpirti, drejtësi për djalin e këtij babai

Humbja e jetës së 25- vjeçarit Klodian Rasha nga arma e një efektivi të policisë ka shkaktuar mjaft zemërim te qytetarët.

Ditën e djeshme protesta njëra pas tjetrës u mbajtën në shumë qytete të Shqipërisë ku me qindra të rinj kërkonin drejtësi për vdekjen e Klodianit.

Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar personazhe të njohur të shoëbiz-it, së fundmi edhe Albana Osmani.

Në  llogarinë e saj në Instagram Albana ka publikuar një video të së atit të viktimës ku me lot në sy tregon dhimbjen që ka në shpirt. Nëpërmjet këtyre pamjeve Albana i shpreh ngushëllimet e saj familjes dhe kërkon atë që po e kërkojnë të gjithë “DREJTËSI”.

“Eshte dhimbje e madhe , eshte e pamundur të mos therë shpirti. Por kjo dhimbje me e madhe eshte e prinderve familjes miqve dhe shokeve me shume se e kujtdo …Ngushellimet e mia. Zoti ju dhashte force !

Kerkohet drejtesi per ate qe mori jeten e Klodianit. Kerkohet drejtesi nga familja e tij nga miqte te afermit nga secili prej nesh nga çdo shqiptar sepse jeta e çdo njeriu vlen, jeta e çdo shqiptari vlen ! Dhe drejtesia te cohet ne vend. Kerkohet drejtesi sepse secili nga ne eshte Klodiani. Kerkohet drejtesi dhe jo pertej fjaleve të ketij burri . Të kesaj zemre qe qan të birin me te drejte. Mos kaloni mbi fjalet e ketij burri as ata qe duhet te zbatoni ligjin ne menyren me te rrepte as ju qe vetem per fjalet e tij nuk doni tia dini . DREJTESI PER DJALIN E KETIJ BABE !“- shkruan ajo.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro
YouTube player