Opinion/Aktualitet

Rasti “Vanja” Shqiptarët sërish u paragjykuan si vrasës

Nga Bekim Qoku

Vrasja e vajzës 14 vjeçe na rizbulon dy dukuri. E para, që, megjithëse viktima është e etnitetit maqedonas, të gjithë shqiptarët pa përjashtim këtu shprehën keqardhjen, empatinë dhe solidarizimin lidhur me rastin. Ata tani do të bashkëvajtojnë vrasjen e saj.

E dyta, aq shumë u paragjykuan nga disa media dhe politikanë maqedonas që autorët e rrëmbimit janë shqiptarë, saqë dje prokuroria u detyrua të deklarojë në mënyrë eksplicite që të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë maqedonase.

Lexo më shumë  Azizi: Kur kemi një Kosovë të fortë, me integritet territorial cep më cep, kemi edhe shqiptarë të fortë në çdo pjesë të Ballkanit dhe rajonit

Kjo është një tregues se sa të paskrupullt janë disa njerëz e sa e brishtë është bashkëjetesa ndëretnike këtu. Duhet vetëm një shkëndijë, qoftë për arsye keqkuptimi apo banale, për t’u ndezur një vatër konflikti.

Krimi dhe kriminelët nuk kanë komb e fe. Në Kosovë ishin shqiptarë, këtu maqedonas. Të dyja viktimat ishin të pafajshme.

Dy familje u morën në qafë nga lakmia për pasuri.

Lexo më shumë  AGK-ja: bishti i oligarkëve, hija e opozitës dhe fantazma e UNMIK-ut

Rruga Press

YouTube player