“Rasti i tamponëve”, gjykata jep vendimin: Presidenti Lotito dënohet me dy muaj!
Dy muaj pezullim për Claudio Lotiton, pesë muaj për mjekët e Lazios, Rodia dhe Pulcini, si dhe një gjobë prej 50.000 eurosh për klubin kryeqytetas.
Ky është dënimi i Gjykatës Federale të Apelit të FIGC, në gjyqin për çështjen e shkeljet e pretenduara të protokolleve anti-Covid. Gjyqi i dytë në gjykatën federale, u zhvillua pas shtyrjes së bordit të garancisë së CON-it. Presidenti Lotito me këtë masë të marrë ndaj tij nuk do të humbasë si këshilltar federal.
Vlerësimi i ri nga Gjykata Federale e Apelit e FIGC, pra, kundër presidentit të Lazios, Claudio Lotito dhe mjekëve të klubit bardhekaltër Ivo Pulcini dhe Fabio Rodia, në lidhje me procedurën e dështimit të raportimit të rasteve me Covid në ASL dhe dështimit të izolimit të subjekteve, pasi një futbollist ishte gjetur pozitiv në njërën nga kontrollet.
Presidenti i Lazios ishte dënuar në shkallën e parë të Gjykatës Federale: shtatë muaj pezullim. Situata u përmbys në shkallën e dytë, me 12 muajt, vendosur nga Gjykata Federale e Apelit, një sanksion që do të kishte shkaktuar shkarkimin automatik të Lotitos nga këshilli federal në të cilin u zgjodh Lega A. Kolegji i garancisë i CON-it, kërkoi një vlerësim të ri në Gjykatën Federale.
Pas marrjes së këtij vendin, klubi i Lazios, ka dalë edhe me një njoftim zyrtar: “Gjykata e kryesuar nga Marco Lipari, e thirrur nga Kolegji i Garancisë CON-it për të kryer një vlerësim të ri të masës së sanksionit në “rastin e tamponit” të lidhur me Lazio, pranoi pjesërisht ankesat e propozuara nga presidenti i klubit, Claudio Lotito, nga mjekët Ivo Pulcini dhe Fabio Rodia dhe nga Lazio, duke përcaktuar sanksionin në 2 muaj ndalim për Lotiton dhe në 5 muaj pezullim për Pulcini dhe Rodia. Klubi bardhekaltër u sanksionua me një gjobë prej 50 mijë eurosh”.
Rruga Press

