Rasti i parë në botë/ Dy hiena në kopshtin zoologjik të Denverit me Covid-19
Dy hiena në një kopsht zoologjik në Denver të ShBA-së kanë dalë pozitive në testin për Covid-19. Këto janë rastet e para të infektimit të konfirmuar të këtij lloji të kafshëve në botë.
Mostrat e disa llojeve të kafshëve në kopsht zoologjik u testuan, pasi disa luanë u sëmurën, sipas Laboratorëve Kombëtare për Shërbime të Veterinarisë.
Mostrat e hienave dolën pozitive në një laborator të Universitetit Shtetëror të Kolorados dhe u konfirmuan nga një laborator kombëtar.
Përpos dy hienave, njëmbëdhjetë luanë e dy tigra gjithashtu dolën pozitivë në testin për Covid-19, shkruan The Guardian.
Zyrtarët e kopshtit zoologjik thanë se hienat 22- dhe 23-vjeçare, Ngozi dhe Kibo, kanë simptoma të lehta, përfshirë rrjedhje hundësh dhe kollitje.
“Hienat janë kafshë shumë të forta dhe elastike, të cilat dihet se janë shumë tolerante ndaj antraksit, tërbimit dhe sëmundjes. Përndryshe, ata janë të shëndetshëm dhe pritet të shërohen plotësisht”, thuhet në një deklaratë të kopshtit zoologjik.
Kafshët tjera që kanë dalë pozitive në testim në javët e fundit ose janë shëruar plotësisht, ose janë në rrugë drejt shërimit të plotë.
Infeksione të kafshëve janë raportuar në disa lloje të tyre në pjesë të ndryshme të botës, kryesisht te kafshët që kanë pasur kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar, sipas Departamentit të Bujqësisë. Këshillohet që njerëzit e prekur nga Covid-19 ta shmangin kontaktin e ngushtë me kafshët, përfshirë kafshët shtëpiake, për t’i mbrojtur ato nga infektimi i mundshëm.
Rruga Press