KryesoreLajme

Rashiq dështon në tentimin e parë për nënkryetar të Kuvendit – opozita shqiptare nuk i dha votën

Deputeti i vetëm serb në Kuvend që nuk i takon Listës Serbe, Nenad Rashiq, nuk arriti të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës në votimin e parë të mbajtur mbrëmë. Përkundër se ishte kandidatura e vetme që respekton Kushtetutën e Kosovës dhe distancohet nga ndikimi i Beogradit, partitë opozitare shqiptare nuk e mbështetën.

Sipas rezultateve të votimit, PDK abstenoi, ndërsa LDK dhe AAK nuk morën pjesë fare në votim. Kjo sjellje ka ngjallur kritika të shumta, pasi konsiderohet si një hezitim i opozitës për t’u rreshtuar me një kandidat serb që e njeh shtetin e Kosovës dhe që është alternativë e qartë ndaj Listës Serbe, e cila është komprometuar me akte terroriste, shantazh politik dhe struktura ilegale në veri.

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Dy mundësi të tjera për Rashiqin

Sipas procedurës kushtetuese, kandidatura e Rashiqit mund të vihet në votim edhe dy herë të tjera. Këto votime do të jenë një test i rëndësishëm jo vetëm për funksionalitetin e Kuvendit, por edhe për vetë opozitën shqiptare.

Nëse PDK, LDK dhe AAK vendosin sërish të mos e mbështesin Rashiqin, kjo do të shihet si rreshtim me Listën Serbe, e cila historikisht ka shërbyer si instrument i Beogradit dhe jo si përfaqësues legjitim i komunitetit serb në Kosovë.

Lexo më shumë  Vendet bosh të punës në Shqipëri, po i plotësojnë pensionistët, janë shtuar 10 mijë në 2025

Gur prove për opozitën

Ky proces është një gur prove politik: a do të zgjedhin partitë opozitare shqiptare të përkrahin një serb që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe respekton rendin kushtetues, apo do të vazhdojnë të bllokojnë me qëndrime që, në praktikë, i shërbejnë Listës Serbe dhe Beogradit?

YouTube player