Raportuesja për Kosovën Viola von Cramon në PE replikon me Kryeministren e Serbisë
Kryeministrja e Sebisë, Ana Bërnabiç dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon kanë repblikuar në distancë. Shkak është bërë një deklaratë e eurodeputetes gjermane në një interviste për televizionin serb, N1.
Von Cramon deklaroi se me ndryshimin e qeverisë në Gjermani dhe marrjen e drejtimit të Ministrisë së Jashtme nga partia e saj, Aleanca ‘90/Të Gjelbrit duhet të ndryshojë sjellja e Berlinit ndaj Beogradit.
Raportuesja për Kosovën është shprehur se shpresonte një sjellje tjetër ndaj autoriteteve serbe duke specifikuar se ajo kërkon që qëndrimet të jenë të bazuara në sundimin e ligjit dhe të ketë kritika ndaj Serbisë në zbatimin e reformave.
Von Cramon ka shtuar se në marrëveshje e koalicionit të ri qeverisës në Gjermani do të ketë një fokus të veçantë tek Ballkani Perëndimor. Sipas eurodeputetes ndryshimi në qasje i Gjermanisë lidhet me mbështetjen për hapjen e kapitujve për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç e cila ka reaguar duke e akuzuar për qëndrime me dy standarde. Sipas Bërnabiç, eurodeputetja është kritike vetëm ndaj Serbisë dhe nuk ngre zërin kur Kosova bën shkelje.
“Çfarë do të thotë kjo që ne duhet të qëllojmë mbi njerëzit për të treguar ‘respekt të plotë’, si në rastin e Prishtinës? Sundimi i ligjit në rastin e Prishtinës është një gjë dhe në rastin e Beogradit
Këtij qëndrimi, Von Cramon i është përgjigjur po në Twitter duke thënë se sundimi i ligjit është i njëjtë dhe ka të bëjë me trajtimin para ligjit si në Loznica, Mitrovicën e Veriut apo Gjermani.
“Do të mbroj gjithmonë të drejtat civile dhe të drejtat e njeriut pavarësisht nacionalitetit. Herës tjetër në vend që të më sulmoni mua, ndoshta duhet të përpiqeni të flisni me njerëzit tuaj në Nedeljice”, shkruan eurodeputetja duke iu referuar një proteste të ambientalistëve në Serbi.