KryesoreLajme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian: Serbia të dënojë luftën brutale të Rusisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pret nga Serbia të dënojë luftën brutale të Rusisë që ka nisur prej javësh në Ukrainë, si dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së.

Ajo thotë se kjo është minimumi se çfarë kërkojnë nga Serbia.

Me anë të një postimi në Twitter, Viola von Cramon, shkruan se Serbia po shpërndan fushatën ruse të dezinformimit lehtësisht në tabloidet e tyre.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Fushatat e dezinformimit nga Rusia fluturojnë lehtësisht në tabloidet serbe.

Si një kandidat për BE, pres që udhëheqja në Serbi të dënojë luftën brutale të Rusisë në Ukrainë dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së.

Ky është minimumi që ne kërkojmë”, shkruan ajo ndër të tjera.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *