Lajme

Raportuesja ne Parlamentin Evropian kritikë qeverisë Rama: Qeveria të respektojë lirinë e medias

Duke folur nga mbledhje e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos ka vendosur theksin tek roli i madh që do të ketë Kuvendi i Shqipërisë në vijim për rrugën evropiane të vendit.

Ndër të tjera Santos ka theksuar se reforma në sistemin gjyqësor duhet të vijojë për hetimet dhe dënimet e veprave penale të nivelit të lartë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ka ardhur koha të përshpejtohen reformat jo të ndalohen ato por të përshpejtohen që Shqipëria të bëhet pararendëse në këtë proces.

Ekziston nevoja për një vizion strategjik për rrugën që do ndiqet e një plan konkret për hapat që do merren.

Roli i Kuvendit në periudhën e ardhme do jetë tejet i rëndësishëm e unë kuptoj të gjithë hapat që keni marrë për ta përfshirë Kuvendin në këtë proces. Do jetë periudhë shumë intensive legjislative”, u shpreh Santos ndër të tjera.

Santos theksoi se “politika fiskale duhet të jetë e drejtëpeshuar”, teksa duke folur për lirinë e medias tha:

Lexo më shumë  Ekonomia, peng i ndërtimit, mori 73.5% të investimeve të brendshme

“Liria e medias është vlerë kyçe në BE. Shtypi luan rol jetik në konsodlimin e duhet të respektohet fort. Në media duhet që të gjithë të japim llogari, është një nga pikat e kontaktit me qytetarët e na lejon që të japim mesazhet tona.

Duhet të ketë tolerancë për sulme kundër gazetarëve siç kemi parë kohët e fundit. Ne e kuptojmë që ju përballeni me probleme nga e shkuara, por ecuria drejt të ardhmes nuk duhet të shtypi…. të drejtat e pronësisë duhet të ruhen”.

Fjala e Isabel Santos:

“Integrimi nuk është vetëm qeveria, mazhoranca e jo vetëm procesi teknokrarik, por duhet të jetë një proces i thellë shoqëror që përfshin shoqërinë civile e gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Proces transparent dhe gjithëpërfshirës, vetëm kur gjithë Shqipëria të bëhet bashkë atëherë procesi i integrimit do të jetë i suksesshëm.

Negociatat e çelura vitin e kaluar kanë qenë moment i rëndësishëm. Ka ardhur koha të përshpejtohen reformat jo të ndalohen ato por të përshpejtohen që Shqipëria të bëhet pararendëse në këtë proces.

Ekziston nevoja për një vizion strategjik për rrugën që do të ndiqet e një plan konkret për hapat që do të merren.

Roli i Kuvendit në periudhën e ardhme do jetë tejet i rëndësishëm e unë kuptoj të gjithë hapat që keni marrë për ta përfshirë Kuvendin në këtë proces. Do të jetë periudhë shumë intensive legjislative.

Ju mund të keni një ecuri të vërtetë për legjislacionin e ri që do të hartohet në përputhje me standardet evropiane.

Shqipëria ka marrë disa vendime të guximshme politike për të cilat ju përgëzojmë.

Reforma gjithëpërfshirëse e sistemit të drejtësisë është një shembull i tillë.

Reforma nuk ka përfunduar, unë besoj që si në çdo vend tjetër duhet të kemi një punë që nuk rresht kurrë në këtë fushë. Sistemi gjyqësor është në rrugën e duhur për tu bërë më i shëndetshëm.

GJKKO e SPAK ka treguar që ajo është një organ i besueshëm në luftën kundër korrupsionit, për të arritur ndjekjen penale, hetimin e dënimin e veprave penale të nivelit të lartë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Rruga Press

Lexo më shumë  VOA: Shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të miturve në Shqipëri
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *