KryesoreLajme

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras: BE-ja duhet të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, është takuar dje me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai bëri të ditur se me Osmanin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruara për 28 dhjetor.

Gjatë takimit, Terras theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të rishikojë qasjen ndaj Kosovës, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të masave të vendosura më herët nga BE-ja.

Lexo më shumë  Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues

Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve dhe mbështetja për institucionet demokratike në Kosovë kërkojnë angazhim konstruktiv nga ana e Bashkimit Evropian, ndërsa masat aktuale, siç u shpreh ai, “nuk i shërbejnë stabilitetit dhe progresit”.

Takimi vjen në një periudhë dinamike politike në Kosovë, teksa vendi po përgatitet për zgjedhjet e reja dhe synon avancimin e procesit të integrimit evropian.

Lexo më shumë  BE-ja përgëzon miratimin e Planit të Rritjes nga Kuvendi: Kosovës i hapet rruga që të përfitojë 882 milionë euro
YouTube player