KryesoreLajme

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Terras: Rezultati i zgjedhjeve duhet të përfundojë bllokadën politike, Kryeministri Kurti tani ka një mandat të qartë

Riho Terras, raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, ka komentuar rezultatet e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare, duke theksuar se ato mund të vendosin pikën përfundimtare mbi bllokadën politike që ka kushtuar vendit miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian.

“Rezultati i zgjedhjeve të Kosovës duhet të përfundojë më në fund bllokadën politike që i ka kushtuar vendit miliona euro fonde të BE-së”, ka shkruar Terras në një postim në rrjetin social X.

Lexo më shumë  Reuters: Orban po sfidohet seriozisht, partia Tisza në rrugë për të fituar shumicën prej dy të tretash në parlament

Ai gjithashtu nënvizoi përgjegjësinë e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se: “Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësinë për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”.

Raporti i Terras vjen në një moment kur Kosova shpreson për formimin e shpejtë të Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, që i japin mundësi vendit të rifillojë projektet dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Lexo më shumë  Murati: Ligji për çmimet tavan nuk është kundër bizneseve, por kundër abuzimit në kohë krize
YouTube player