Lajme

Raportonte ngjarjen e rëndë në Bullgari, spikerja shqiptare nuk i përmban lotët

MAQEDONI E VERIUT – Ngjarja e djeshme në Struma të Bullgarisë ku humbën jetën 46 persona nga djegia një autobusi të linjës “Besa Trans” hidhëroi jashtë mase opinionin publik. Gjatë transmetimit të lajmeve në kanalin “Alsat-M”, spikerja nuk i përmbajti dot lotët e pikëllimit.

Mëngjesin e djeshëm, një autobus me turistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut u përplas me bordurën anësore në aksin rrugor të Strumës duke u përfshirë nga flakët. 46 persona, mes tyre 12 fëmijë humbën jetën, ndërsa mundën të shpëtonin 7 qytetarë. Autoritetet bullgare konstatuan se shkak i kësaj tragjedie ishte shpejtësia e lartë mbi 100 km/h, ndërsa njëri prej të mbijetuarëve tregoi se shoferi ishte i përgjumur. Pas kësaj ngarjeje tronditëse, kompanisë “Besa Trans” iu hoq liçenca e transportit.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *