Lajme

Raportohet se Serbia ka ndaluar një tjetër shtetas të Kosovës

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka thënë se sipas një njoftimi ende të pakonfirmuar që i është dërguar medieve në Brograd, Serbia ka ndaluar një qytetar me inicialet F.K i lindur me 1968.

Deri me tani nuk janë bërë detaje se ku është ndaluar, por sipas njoftimit ai është i ngarkuar për ngjarje gjatë periudhës maj të vitit 1999, në luftën e lavdishme të UÇK-së në Koshare.

Lexo më shumë  Kush është kryeministri i ri britanik, Keir Starmer?

“Të vetmit që kanë bërë krime në Kosovë, Koshare, ku forcat miltare dhe paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe, dhe nëse dikush duhet ndjekur për krime lufte në Kosovë dhe Koshare, ai do të duhej të jetë pjesëtarë i atyre forcave”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Rruga Press

YouTube player