Bota

Raportohet se Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë – vijnë reagimet nga Britania e Madhe dhe SHBA

Ka pasur “raportime se forcat ruse mund të kenë përdorur agjentë kimikë në një sulm ndaj popullit të Mariupolit”, ka shkruar në Twitter, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

“Ne po punojmë urgjentisht me partnerët për të verifikuar detajet. Çdo përdorim i armëve të tilla do të ishte një përshkallëzim i pashpirt në këtë konflikt dhe ne do të mbajmë përgjegjës [presidentin rus Vladimir] Putinin dhe regjimin e tij”, ka thënë Trussi.

Një deklaratë e tillë vjen menjëherë pasi luftëtarët nga regjimenti Azov i Ukrainës që mbrojnë Mariupolin thanë të hënën se trupat ruse “përdorën një substancë helmuese me origjinë të panjohur kundër forcave dhe civilëve ukrainas” në qytetin e rrethuar.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Petro Andryushchenko, një ndihmës i kryebashkiakut të Mariupolit, shkroi në kanalin e tij Telegram se raportet për një sulm kimik nuk ishin konfirmuar dhe se ai priste të jepte sqarime më vonë.

Pentagoni bëri të ditur se SHBA ishte në dijeni të “raporteve të mediave sociale” në lidhje me pretendimin e forcave ruse duke përdorur një municion të mundshëm kimik në Mariupol, por gjithashtu bëri të qartë se ishte i pakonfirmuar.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, John Kirby, tha: “Ne nuk mund ta konfirmojmë në këtë moment dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër”.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e preku këtë çështje në fjalimin e tij të hënën vonë.

Rusia nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje ndërsa zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë akuzuar Moskën për planifikimin e përdorimit të armëve kimike në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit, por asnjë sulm i tillë nuk është vërtetuar akoma.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *