Raportohet se kanë lëvizur në pozicion, forcat ruse gati për ta pushtuar Ukrainën
Forcat ruse tani janë “gati për të pushtuar” nëse presidenti Vladimir Putin jep urdhrin, besojnë zyrtarët perëndimorë, ndërsa janë shtuar trupat që shkojnë më pranë kufijve të Ukrainës si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusi.
Dy të tretat e 110 batalioneve janë pozicionuar brenda 50 km nga kufiri – nga gjysma e një jave më parë – dhe prej tyre gjysma janë “të dislokuar taktikisht” në vende të përkohshme afër Ukrainës, raporton The Guardian.
Zyrtarët thanë se besonin se “rruga diplomatike nuk ka përfunduar” dhe se qëllimi i bisedës së presidentit francez Emmanuel Macron me Vladimir Putinit të dielën ishte “të vazhdonte ta angazhonte Presidentin Putin në dialog dhe diplomaci”. Por ata argumentuan se rritja e vazhdueshme ushtarake nuk është në përputhje me ndonjë lehtësim të krizës. Forcat ruse “kanë lëvizur nga të qenit në një pozicion për të sulmuar në të qenit të gatshëm për të sulmuar. Kjo nuk është në përputhje në këtë pikë me përfshirjen e rusëve në një de-përshkallëzimin diplomatik”.
Burimet ushtarake shtuan se Rusia mund t’i mbajë trupat kaq afër kufirit vetëm “për disa ditë”, por thanë se ato mund të tërhiqen në zona më tej.
Rruga Press