Lajme

Raportohet për sulm ndaj dy gazetarëve në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë të ditur se të premten në mëngjes është sulmuar në veri një ekip i gazetarëve kosovarë.

AGK-ja përmes një komunikate është shprehur e shqetësuar pas sulmit ndaj ekipit të “Kallxo.com” në veri të Mitrovicës.

“Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike. AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Pritet edhe konfirmimi i Policisë lidhur me këtë rast.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *