Raportimet për shkëmbim zjarri në Donbas, Macron: Situata, tepër shqetësuese
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka konsideruar tepër shqetësuese raportimet që vijnë nga Ukraina për shkëmbim zjarri në rajonin e Donbasit, ku flitet për persona të plagosur.
Deklarata e liderit francez vjen për gazetarët në prag të samitit të Bashkimit Europian, ku do të diskutohet dhe situata e krijuar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.
Shefi i Elizesë gjithashtu u shpreh se deri në këto momente nuk ka asnjë sinjal të qartë se Rusia po përpiqet të ulë tensionet ndaj Ukrainës.
Rruga Press