Lajme

Raporti mbi kriminalitetin: Rritet dhuna ndaj të miturve, s’ka bashkëpunim ndërinstitucional

Në raportin e saj mbi kriminalitetin për vitin 2020 prokuroria e përgjithshme ngriti alarmin mbi dhunën ndaj të miturve ne marrëdhëniet familjare, ndërsa një sërë veprash penale si ngacmimi seksual ndaj tyre vijon të jetë shqetësues. Për këtë, në shtator të vitit 2020 u miratua krijimi i një regjistri të posaçëm për pasqyrimin e të dhënave që kanë të bëjnë me të miturit si dhe kartelave shoqëruese për dosjet.

Diçka e tillë u bë sipas prokurorisë për të shkuar më së shumti tek motivet që çojnë në dhunën ndaj tyre. Por që nga miratimi i krijimit të regjistrit të posaçëm ende nuk ka një sistem të automatizuar dhe funksional mes institucioneve.

Lexo më shumë  Konjufca: Pa pavarësi ekonomike, një shoqëri nuk mundet mu mburrë dhe s’ka barazi. Puna më e madhe na pret në ketë dimension, në luftimin e dhunës prej ambientit familjar në punë e në rrugë

Sipas prokurorisë së përgjithshme të dhënat e çdo institucioni nuk duhen të shërbejnë për përdorim të brendshëm, por qasja duhet të jetë për bashkëpunim në nivel kombëtar.

Në vitin 2020 koeficenti i kriminalitetit për 100 mijë banorë në veprat penale kundër fëmijëve ishte 48 përqind, ndërsa në vitin 2019, 43 përqind. Institucionet shqiptare kanë krijuar dhe grupet e deputeteve siç janë “Miqtë e fëmijëve” me rezoluta apo dhe misione të tilla si në këtë rregullore, por nismat dhe veprimet shtetërore thjesht shkruhen në letër.

Lexo më shumë  Kurti e fton të investojë në Kosovë ministrin arab të Investimeve

“Miqtë e Fëmijëve” është një bashkim vullnetar i deputetëve të Kuvendit, pa dallim bindjeje dhe përkatësie politike, me misionin për të nxitur nismat dhe veprimet shtetërore në mbështetje dhe mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri”./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *