Bota

Raporti i shërbimeve amerikane të sigurisë: Ngrohja globale kërcënon stabilitetin botëror

Ngrohja globale kërcënon stabilitetin në botë, sipas një raporti të shërbimeve amerikane të sigurisë, që parashikon një rrezik në rritje të konflikteve për shkak të mungesës së ujit dhe lëvizjeve migratore pas vitit 2030.

“Tensionet gjeopolitike ka të ngjarë të përkeqësohen, pasi vendet kanë mosmarrëveshje se si të reduktojnë emetimet e gazrave serrë për të përmbushur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit”, thuhet në raport.

Lexo më shumë  “Ndoshta në prill-maj”: Gjenerali polak paralajmëron se Rusia mund të bëjë së shpejti një provokim kundër një vendi të NATO-s

Sipas raportit, shumica e vendeve “do të përballen me zgjedhje të vështira ekonomike dhe ndoshta do të mbështeten në përparimet teknologjike për të reduktuar shpejt emetimet e tyre.

Teknikat gjeoinxhinierike, të cilat synojnë të manipulojnë dhe ndryshojnë klimën dhe mjedisin, mund të jenë një tjetër burim konflikti.

Pas vitit 2040, vendet më pak të zhvilluara do të jenë më pak në gjendje të përshtaten me ndryshimet klimatike, gjë që “do të rrisë rrezikun e paqëndrueshmërisë apo edhe luftës civile në këto vende”.

Lexo më shumë  Pentagoni: Lufta me Iranin kushtoi mbi 11,3 miliardë dollarë vetëm në gjashtë ditët e para

Veçanërisht të rrezikuara janë Afganistani, Mianmari, India, Pakistani, Koreja e Veriut, Guatemala, Haiti, Hondurasi, Nikaragua, Kolumbia dhe Iraku, vende “jashtëzakonisht të prekshme ndaj efekteve fizike (të ndryshimeve klimatike) dhe nuk kanë kapacitete për t’u përshtatur me to.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *