Bota

Raporti i OKB-së: Uria për bukë në rritje në botën arabe

Në vitin 2020, 69 milionë njerëz vuajtën nga kequshqyerja në botën arabe, ndërsa një e treta nga  420 milionë njerëz në total nuk kanë akses në ushqim, tha sot Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO).

Midis  viteve 2019 dhe 2020, 4.8 milionë njerëz në botën arabe vuajtën nga kequshqyerja,tha FAO.

Lexo më shumë  Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

Organizata shtoi se dy vendet më të prekura mbeten Somalia, ku 59.5% e popullsisë vuan nga uria, ndërsa qeveria federale përballet me një kryengritje xhihadiste që nga viti 2007 dhe Jemeni, i cili është në luftë për shtatë vjet, ku uria prek 45.4% të popullsisë.

Jemeni mban gjithashtu një rekord të personave me anemi, e cila në vitin 2020 preku 61.5% të grave në moshë riprodhimi.

Përveç këtyre rasteve serioze, “afërsisht 141 milionë njerëz nuk kishin akses në ushqimin e duhur, 10 milionë më shumë se në vitin 2019”, thuhet në raportin e OKB-së.

Me këtë rritje , uria është rritur me 91.1% në botën arabe gjatë 20 viteve të fundit, sipas FAO.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *