Lajme

Raporti i KLSH për Spitalin e Vlorës: Efekt financiar negativ rreth 200 milionë lekë

KLSH saktëson se këto bilance negative janë shkaktuar nga zbatimi i procedurave të prokurimeve pubLike, mosmarrja e veprimeve për të shmangur proceset gjyqësore, moszbatimi rigoroz i kontratave, etj. 

Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi sot raportin e kontrollit financiar në Spitalin Rajonal të Vlorës. Në njoftimin që i paraprin raportit të kontrollit thuhet se është konstatuar dëm prej rreth 1 milionë lekësh dhe efekt financiar negativ prej rreth 200 milionë lekësh. KLSH saktëson se këto bilance negative janë shkaktuar nga zbatimi i procedurave të prokurimeve pubLike, mosmarrja e veprimeve për të shmangur proceset gjyqësore, moszbatimi rigoroz i kontratave, etj.

Organi në fjalë thekson se organet drejtuese kanë paqartësi në funksionet dhe kompetencat e tyre.

Në përfundim, KLSH bën me dije se rekomandon: 1 propozim për ndryshime apo përmirësime të kuadrit ligjor në fuqi; 47 masa organizative; 2 masa për shpërblim dëmi dhe 4 masa për eliminimin e efekteve negative financiare.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

NJOFTIMI I KLSH:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij Kushtetues, zbatimit të Udhëzimeve dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (INTOSAI), sipas Programit të Auditimit nr.148/1, datë 28.01.2021, për periudhën nga 01.04.2017 deri më 31.01.2021 ushtroi auditim përputhshmërie në Spitalin Rajonal Vlorë.

Në përfundim, grupi i auditimit  konkludoi në një “opinion të kualifikuar të përputhshmërisë me theksim të çështjes”, si për aspektin financiar ashtu për aspektin e përputhshmërisë.

Institucioni për periudhën nën auditim paraqet të meta dhe mangësi në disa prej drejtimeve të veprimtarisë, të cilat lidhen kryesisht me veprimet dhe mosveprimet e administratës së Spitalit, nga të cilat janë konstatuar dëme ekonomike në vlerën prej 990,722 lekë dhe efekt financiar negativ në vlerën 198,853,808 lekë. Efektet e mësipërme konstatohen kryesisht në zbatimin e procedurave të prokurimit publik, mos ndërmarrja e veprimeve për të shmangur çështjet gjyqësore dhe mos likuidimi në kohë i tyre, mos ndjekja me rigorozitet e zbatimit të kontratave, mungesat e raportimeve periodike, etj. Ndërkohë, mangësi të karakterit organizativ vihen re në përcaktimin e kritereve të kualifikimit jashtë objektit të prokurimit, mos kualifikimi i duhur i operatorëve ekonomik fitues referuar kritereve të përcaktuara, mos përdorimi dhe dokumentimi me rigorozitet i lëvizjeve brenda farmacisë dhe mos rakordimi mes përgjegjësve për këtë çështje. Shpesh proceset dhe dokumentimi i ngjarjeve bëhet në mënyrë formale, pa i kushtuar rëndësinë e duhur një detyrimi të tillë, i cili pasohet me efekte organizative apo financiare. Gjithashtu konstatohet se ka paqartësi në funksionet dhe kompetencat e strukturave drejtuese.

Me Vendimin nr.152, datë 11.10.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar: 1 propozim për ndryshime apo përmirësime të kuadrit ligjor në fuqi; 47 masa organizative; 2 masa për shpërblim dëmi dhe 4 masa për eliminimin e efekteve negative financiare.

Për më hollësisht, mbi sa trajtuar më sipër, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raport përfundimtar i auditimit

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *