Bota

Raporti i fshehtë zbulon të metat e trupave të Putinit, dhjetëra bomba të ushtrisë së Kremlinit bien “aksidentalisht” në territorin rus

Dhjetëra bomba që u përdorën nga rusët për të goditur pozicionet ukrainase, kanë rënë “gabimisht” në territorin rus.

Një dokument i fshehtë rus i publikuar nga Washington Post, zbulon sesi të paktën 38 bomba kanë rënë në rajonin rus Belgorod kah mesi i prillit 2023 deri në prill të 2024, përfshirë katër që goditën direkt qytetin e Belgorodit.

Lexo më shumë  Sikur të ishin snajpëristë, artileria ukrainase godet me precizitet pozicionet ruse në Chsiv Yar – pamje nga fushëbeteja

Shumica e bombave thuhet se nuk kanë shpërthyer, megjithatë një kishte shpërthyer pasi ishte përplasur në rrugë në Belgorod gjatë vitit të kaluar, duke krijuar një krater gjigant që shkatërroi edhe ndërtesat, veturat e objektet e tjera afariste.

Washington Post ka cituar ekspertë që thonë se municioni i epokës sovjetike “shpesh bie” – ku dhjetëra prej tyre kanë përfunduar në territorin rus.

Dokument sekret rus thekson se shumica e bombave janë zbuluar nga civilët, dhe në shumicën e rasteve autoritetet ruse të Mbrojtjes nuk kanë arritur të identifikojnë se nga ku ishin lansuar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar mbrëmë se Rusia ka përdorur mbi 800 bomba të tillë kundër ukrainasve.

YouTube player