KryesoreLajme

Raporti i CRCA: Rënie e ndjeshme e popullësisë rinore në Shqipëri, shkak emigracioni

Popullsia e Shqipërisë po plaket dhe tkurret. Të rinjtë janë gjithmonë e më pak në numër.

“Raporti Kombëtar: Rinia në Shqipëri 2025”  I hartuar nga CRCA ka nxjerr në pah se vetëm 22% e popullsisë është 15-29 vjec, duke vënë theksin tek emigracioni masiv si një ndër lementët që po përshpejton plakjen e vendit.

Sipas ekspertëve që e kanë  përpunuar të dhënat të rinjve shqiptarë vijojnë të shprehin dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria, ndërsa “ikja e trurit” prek 35% të studentëve tanë që studiojnë jashtë.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Papunësia dhe mungesa e mundësive është një tjetër element I evidentuar ku thuhet se “Shkalla e papunësisë rinore mbetet mbi mesataren kombëtare, ndërsa mungesa e përvojës dhe sektori informal kufizojnë integrimin në tregun e punës.

Paraleshit, raporti ngre shqetësimin se krimet seksuale të kryera nga të rinjtë në vitin 2024 janë rritut me 20.5%, ndërsa dhuna ndaj vajzave mbetet shqetësim madhor.

Edhe iSIGURT.al raporton 407 incidente të abuzimit online , 66.8% më shumë krahasuar me vitin  2023. Bullizmi kibernetik, gjuhën e urrejtjes dhe përndjekja janë format më të përhapura.

Lexo më shumë  Gazetari kroat: Vuçiqi ka nisur përgatitjet për falsifikimin e zgjedhjeve, do të ketë ndihmë nga Republika Sërpska

Ekspertët rekomandojnë përmirësimin e arsimit profesional dhe kompetencave digjitale, krijimin e mundësive të qëndrueshme të punësimit, forcimin e politikave për të frenuar emigracionin dhe mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna.

SHBA ka regjistruar nivelin më të ulët të alkoolpirjes në 90 vite që bëhen matjet nga GALLUP. Ekspertët thonë se amerikanët po ndërgjegjësohen se nuk ka sasi të moderuar alkooli të padëmshme, ndaj edhe po largohen prej tij.

Rruga Press

YouTube player