Raporti i CIA-s: Shqipëria rrezikohet nga rreth 65 organizata terroriste, përfshirë ISIS
Shqipëria rrezikohet nga mbi 65 organizata terroriste, përfshi këtu ISIS si dhe Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.
Kështu thotë raporti i Agjencisë së Inteligjencës (CIA), në të cilin janë rifreskuar të dhënat në lidhje me Shqipërinë.
Në faqen e saj zyrtare, CIA shkruan se këto celula terroriste synojnë që të kryejnë sulme në të gjithë botën.
Sipas këtij raporti të publikuar në 18 gusht të këtij viti, në Shqipëri janë të instaluara celula terroriste të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të cilët mund të kryejnë sulme në çdo moment.
Gjithashtu në këtë raport thuhet se Shqipëria është një pikë nevralgjike e rrjetit të ISIS për rekrutimin dhe stërvitjen e një pjese të personave që më pas dërgohen për të luftuar përkrah ISIS në Siri, Libi ose Irak.
“Vitet e fundit, planifikimi i Forcës Qods për sulmet terroriste është zbuluar dhe ndërprerë në një numër vendesh në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Bahreinin, Belgjikën, Bosnjën, Bullgarinë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Keninë, Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në raport.
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike njohur si (IRGC), janë formuar në maj të vitit 1979 dhe kanë komandant Gjeneral Hossein Salamin.
Kjo organizatë u vendos në listën e grupeve terroriste nga qeveria e SHBA në vitin 2019, ndërkohë që kanë një forcë prej 150 mijë personash dhe janë të aftë të godasin kurdo që Qeveria iraniane e sheh të arsyeshme.
Rruga Press