Bota

Raporti i BE-së: Rreth 400 mijë vdekje si pasojë e ndotjes së ajrit më 2021

Bashkimi Evropian në një raport të publikuar të premten ka bërë të ditur se rreth 400 mijë vdekje në Evropë gjatë vitit 2021 ishin të lidhura me ndotjen e ajrit. Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) njoftoi se brenda Bashkimit Evropian, ndotja e shkaktuar nga grimcat e imëta (PM2.5), e cila prek veçanërisht njerëzit me sëmundje të zemrës, çoi në 253 mijë vdekje në vitin 2021.

Ndotja nga dioksidi i azotit (NO2), më e dëmshme për njerëzit me diabet, rezultoi në 52 mijë vdekje dhe ekspozimi afatshkurtër i ozonit (O3) çoi në 22 mijë vdekje, shkruan Reuters.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Duke përfshirë një grup më të madh vendesh evropiane jashtë BE-së, kishte 389 mijë vdekje të lidhura me ndotësit në Evropë”, tha EEA në raportin e saj për vitin 2021, të publikuar të premten.

“Përqendrimet e ndotësve të ajrit në vitin 2021 mbetën shumë mbi nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në udhëzimet e saj për cilësinë e ajrit”, thuhet në raportin e EEA-s.

Mes tjerash, në raport thuhet se reduktimi i ndotjes së ajrit nivelet udhëzuese do të parandalonte një numër të konsiderueshëm vdekjesh.

Numri më i madh i vdekjeve nga PM2.5 në vitin 2021 ka ndodhur në Poloni, Itali dhe Gjermani, ndërsa vendet në Evropën veriore si Islanda, Skandinavia dhe Estonia panë ndikimin më të ulët. Sipas raportit, NO2 dhe ekspozimi afatshkurtër O3 kishin ndikimin më të madh në vdekjet në Turqi, Itali dhe Gjermani.

Rruga Press

YouTube player