Lajme

Raporti: Bllako afera me tendera si drejtor i Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, zbulohet dëmi ekonomik

Vetëm përmes 3 kontratave për përmirësim të rrjetit të kanalizimeve, ka shkarkuar 22 milionë lekë ose rreth 220 mijë USD dëm ekonomik, me pagesa për punë të pakryera nga kompanitë e kontraktuara. 

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është arrestuar me urdhër të SPAK që në 1 prill 2022, me akuzën se ka përfituar 15 milionë lekë ryshfet, përmes babait të tij nga kompania që ndërtoi inceneratorin e Fierit. Por para se të bëhej pjesë e Parlamentit, Bllako ka qenë drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimedhe Infrastrukturës së Mbetjeve, nga muaji shkurt 2019 deri në prill 2021.

Kjo agjenci është audituar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën korrik 2019 deri në qershor 2021, e në raportin e auditimit të siguruar nga Shqiptarja.com thuhet se Alqi Bllako, vetëm përmes 3 kontratave për përmirësim të rrjetit të kanalizimeve, ka shkarkuar 22 milionë lekë ose rreth 220 mijë USD dëm ekonomik, me pagesa për punë të pakryera nga kompanitë e kontraktuara. 

Lexo më shumë  Ekonomia, peng i ndërtimit, mori 73.5% të investimeve të brendshme
Raporti: Bllako afera me tendera si drejtor i Agjencisë së
Raporti: Bllako afera me tendera si drejtor i Agjencisë së

Sipas gazetarit Adriatik Doçi nga verifikimi i kontratës së nënshkruar nga Ballko për përmirësimi i furnizimit me ujë për lagjen Krastë e Vogël, Harmës dhe qytetin e Elbasanit, janë paguar rreth 100 mijë USD për punime fiktive. Po ashtu, rreth 80 mijë USD për punë të pakryera janë paguar për zbatimin e kontratën për Përmirësimi i Infrastrukturës së Ujërave të Zeza në Vlorë, si dhe 37 mijë USD për ndërtim kolektori në Gjirin e Lalzit.

Ndër të tjera në raportin e KLSH shkruhej që që kompanitë që kanë zbatuar këto kontrata, duke të kthejnë paratë mbrapsht në arkën e shtetit, duke përmendur edhe  kompanitë “G.E.S.T” & “A. shpk”, për tenderin e pajisjes me matësa dhe pajisje për ndërmarrjet Durrës, Elbasan, Lushnjë, Vlore, Fier dhe Kavajë, me ofertë 300,631,377 lekë pa tvsh ose rreth 3 milionë USD. E po ashtu, edhe kompanitë fituese të tenderit për përmirësimin e infrastrukturës së ujërave të zeza në zonën bregdetare Vlorë, e cila ka ofertë fituese 389 milionë lekë ose rreth 3.9 milionë USD. 

Lexo më shumë  Nxënësja e “Fan Nolit” në Tiranë: Në shkollë hyjnë me thika dhe shesin mend!  Mësuesit donin të bënim mësim që ne ta harronim 

Mirëpo duket se shkeljet nuk ishin mjaftueshëm dhe Bllako vazhdoi e qëndroi në detyrë, madje do të garonte dhe për Partinë Socialiste si deputet. Deri disa muaj më parë, ku u prangos me udhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Alqi Bllako

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *