Bota

Raporti amerikan: Rusia humbi më tepër këmbësori në përpjekje për të pushtuar Ukrainën

Instituti Amerikan i Luftës (ISW) ka publikuar raportin e fundit mbi situatën në Ukrainë, duke thënë se forcat ukrainase së fundmi kanë goditur një fabrikë të prodhimit të avionëve në Kazan, në Republikën e Tatarstanit.

Sipas njoftimit, komanda ushtarake ruse ka pësuar “nivel rekord të viktimave” në periudhën vjeshtë-dimër, e veçanërisht nga shtatori deri në nëntor. Këto humbje masive thuhet se janë shkaktuar “me qëllim që të arrihen përfitime territoriale relativisht më të mëdha nga sulmet e vazhdueshme të drejtuara nga këmbësoria”.

Lexo më shumë  Ursula von der Leyen: Ukraina mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030

“Komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjenerali, Oleksandr Syrskyi, raportoi më 20 janar se forcat ruse pësuan mbi 434.000 viktima në vitin 2024, 150.000 prej të cilëve ishin personel i vrarë në fushëbetejë”, thuhet në raportin e Institutit Amerikan.

Në raportin që u publikua të martën thuhet se sulmet ukrainase kundër objektivave të bazës industriale të mbrojtjes ruse “po ndikojnë në aftësitë luftarake të forcave ruse”.

Lexo më shumë  Trump i bashkohet Putinit në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë

“Forcat ruse kohëve të fundit përparuan pranë Toretskut, Pokrovskut dhe Kurakhoves”, thekson raporti.

Rruga Press

YouTube player