Lajme

Ramës i ‘ra goja’/ Gledian Llatja feston ditëlindjen me këngëtarë e valltarë, festë tek Luca

Luftë e krizë, por jo për pushtetarët!

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja ka festuar dje ditëlindjen e 41-të duke organizuar një festë të madhe për të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Llatja ka festuar me më shumë se 100 të ftuar në resortin e preferuar të qeveritarëve në Elbasan, tek Gjergj Luca, duke ftuar valltarë dhe këngëtarë që të performojnë posaçërisht për të.

Lexo më shumë  KFOR-i has mjete të dyshimta në një mulli në Zveçan - Uniforma ushtarake, granata e shokbomba

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, të gjithë shfaqen duke u argëtuar në maksimum, pa e vrarë shumë mendjen për krizën në Ukrainë, ndërkohë që kryeministrit Edi Rama dhe ministreve të tij u “ra goja” duke u kujtuar qytetarëve se duhet të kursejnë sepse jemi në luftë.

Epo mesa duket lufta është vetëm për popullin, qeveritarët nuk ka problem. Kanë para për të festuar dhe organizuar festa nga më ekstravagantet, madje dhe me argëtues privatë.

Lexo më shumë  Ministria e Mbrojtjes në Kosovë me një urim për 8 Mars: Jemi të përkushtuar që të rritet numri i grave në ushtri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *