KryesoreLajme

Ramës i ka mbetur vetëm Vuçiqi/ Së bashku në Abu Dhabi, në Samitin e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Kryeministri Rama ndodhet në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në nisjen e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë foto nga Samiti, ku takohet me presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Sipas kreut të qeverisë, presidenti është një mik i madh i Shqipërisë.

“Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”, shkruan Rama.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës ndan buxhet për Luginën, vendimi mirëpritet në Preshevë

Duket se dimri i vetmisë së madhe për kreun e qevrisë ka nisur. Në takim ai kishte shkuar me mikun e tij të shtrenjtë, Vuçiqin, me te cilin ideuan Ballkanin e Hapur por që u dështoi pasi BE dhe liderë të rajonit e kuptuan lojën e ndyrë të tyre.

Ndërkohë që zërat se SPAK nuk do të ndalet me Ballukun duket se kanë ndikuar që Rama ti rrijë sa më larg Shqipërisë.

Lexo më shumë  Trump: Ikim nga Irani pas 2 javësh, ata nuk do kenë armë bërthamore, qëllimi u arrit

Nuk është e sigurtë nëse pasi falimentoi Air Albania ai do të shkojë me avion privat apo me linjat e lira. Por një gjë është e sigurtë se të vërtetën e grabitjes që po i bën Shqipërisë e kanë kuptuar edhe ndërkombëtarët e jo vetëm shqiptarë.

Propaganda dhe kllounizmi nuk po i bëjnë më punë.

YouTube player