KryesoreLajme

Ramën e ‘lë kujtesa’: Nuk kam asnjë anëtar të qeverisë në burg

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjete sociale, iu përgjigj edhe një pyetjeje lidhur me zyrtarët e arrestuar të PS. Kreu i qeverisë tha se prej shumë kohësh asnjë anëtar i qeverisë nuk është në burg, ndërsa u justifikua se edhe kur kjo ka ndodhur, këta persona s’kanë qenë anëtarë të qeverisë.

“Kjo e gjysmës së qeverisë në burg është qesharake. Nuk kam në burg asnjë anëtar të qeverisë prej shumë kohe dhe në fakt po të shikosh të gjithë ata që janë marrë në hetim apo janë çuar në gjykim nuk kanë qenë anëtarë qeveria kur ka ndodhur.

Lexo më shumë  BIRN: Fushatë me asfalt për votat e fshatrave të Matit

Kam 12 vjet këtu, nuk duhet të harroni se nëse juve ju erdhi dita të flisni për drejtësi, për ministra, për kryetar bashkish, për persona të lidhur me pushtetin politik, por edhe për ish-president dhe ish-kryeministra, kjo nuk është ditë që erdhi nga qielli, por që e solli PS me mua në krye. Kjo është shprehja e vullnetit tonë absolut për të sjellë në Shqipëri atë që shqiptarët s’e kanë pasur kurrë barazinë para ligjit”, u shpreh Rama.

Lexo më shumë  Marrëveshje trepalëshe mes policisë, komunës dhe postës – gjobat e trafikut në Gjilan shpërndahen direkt në adresën e shoferit

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit