KryesoreLajme

Rama zbulon padashje çfarë ishte aksioni në Theth: Do i kyçim malet, do bëjmë resorte

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Austri, duket se ka zbuluar pa dashje prapaskenat e aksioneve të fundit në zonat malore si Thethi dhe Valbona. Në një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta, Rama u shpreh:

Mendoj që kur të shkyçen malet, kur të gjithë investuesit do të fillojnë të investojnë në male, aty do të jetë thesari i vërtetë. Shpresoj fort të nisë së shpejti resorti i parë i skive në vend, qe do të jetë një fitim i jashtëzakonshëm, kështu që është e mrekullueshme.

Në male mund t’ju themi që deri tani jemi Austria e Mesdheut.

Lexo më shumë  Shqipëria mes braktisjes dhe refugjatëve, Rama e sheh shpopullimin si 'fitore'

Kjo deklaratë ka ardhur vetëm pak kohë pas ndërhyrjes në Theth, ku u prishën ndërtime dhe u mbyllën biznese nën arsyetimin e mbrojtjes së territorit. Tani, fjalët e Ramës kanë ngritur dyshime të forta se pas gjithë këtij aksioni fshihet një agjendë zhvillimore e orientuar drejt turizmit elitar dhe privatizimit të zonave malore për resorte luksoze.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë