KryesoreLajme

Rama: Vetëm KQZ ka të drejtë të administrojë zgjedhjet, jo Prokuroria

Shkruan Alim Rama, Sekretar Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Për urdhrin e kundërligjshëm të prokurorisë për ndërprerjen numërimit/verifikimit e votave në Mitrovicë!

Procesi zgjedhor administrohet nga Komisioni Qëndror Zgjedhor (KQZ) me përfaqësues të të gjitha partive politike në çdo nivel, pra nga komisionerë në vendvotime, tek përfaqësues në komisione komunale si dhe në KQZ. Në këtë proces, institucionet tjera shtetërore si policia, prokuroria dhe administrata shtetërore kanë vetëm rol ndihmës. E gjithë kjo është e cekur shumë qartë në ligjin për zgjedhje dhe rregulloret zgjedhore në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare. Të gjitha kontestet zgjedhore zgjidhen nëpërmjet PZAP-së dhe Gjykatës Supreme. Nëse dikush nga institucione tjera si prokuroria apo policia ka pasur kontakt me materialet zgjedhorë pa prezencën e zyrtarëve të KQZ dhe vëzhgues të partive politike ka bërë ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor.

Lexo më shumë  Rrustemi: Qëndrimi ndaj Listës Serbe interes shtetëror, jo shkurtpamësi

Ftoj Prokurorinë që t’i hetojë të gjithë ata prokurorë, policë e zyrtarë të tjerë që kanë patur kontakt të paautorizuar me materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Vullneti qytetar i shprehur në mënyrë demokratike përmes votës duhet të ruhet. Ai vullnet e ka bërë Faton Pecin kryetar të komunës së Mitrovicës.

Çdo tentativë për ta deformuar këtë vullnet duhet të ndalet.

Lexo më shumë  Prebreza betohet si Kryetar i Fushë-Kosovës: Premton transparencë dhe shërbim për të gjithë qytetarë

STOP NDËRHYRJES NË KUTITË E VOTIMIT!

YouTube player