Lajme

Rama tregon se sa biznese të Kosovës operojnë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e dy qeverive deklaroi se 1225 biznese të Kosovës aktualisht operojnë në Shqipëri, e 1081 prej tyre janë në pronësi të plotë të shqiptarëve të Kosovës.

Ai theksoi të hënën se investimet e Kosovës në Shqipëri në vitin 2017 ishin 9 milionë euro, e në 2021-n 139 milionë. Sipas tij, kjo shifër është domethënëse, e mundësitë për rritjen e investimeve janë të dukshme.

“Besoj se kemi mundësinë të rrisim dhe shtojmë volumin e investimeve reciprokisht. Ndërkohë dua t’ua kujtoj ministrave të brendshëm që kemi një protokoll të nënshkruar në Morinë që shërben si udhëzues për kalimin praktik të kufirit. Besoj se kryeministri është dakord që në këtë sezon është e palejueshme të kemi probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet Radhë të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqiperisë”, tha Rama.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë potencoi se faza e parë e projektit për abetaren e përbashkët ka përfunduar.

“Puna për fazë të dytë vazhdon. Jam i lumtur që me Albinin të dorëzojmë abetaret e unifikuara, ndërkohë që kemi folur me përfaqësuesit e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, me kryeministrit e Malit të Z, edhe me ata në Serbi, që kjo abetare të shkojë te të gjithë shqiptarë. Po edhe në zonën e diasporës, që të ketë një shpërndarje të abetares kudo që kërkohet”, tha Rama.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *