Rama thërret me urgjencë mbledhje qeverie, pasi SPAK-u kërkoi arrestimin e deputetit Bllako për aferën e inceneratorëve
Edi Rama ka thirrur mbledhjen e qeverisë, pak orë pasi SPAK-u kërkoi arrestimin e deputetit Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve.
Mbledhja e qeverisë po mbahet në vilën qeveritare 31, e cila ndodhet në afërsi të Kryesisë së Kuvendit.
SPAK lëshoi sot disa urdhërarreste për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, ku në mesin e tyre ishte dhe emri i deputetit socialist Alqi Bllako.
Për këtë të fundit, SPAK i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit heqjen e mandatit.
“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”“, thuhej në njoftimin e SPAK.
Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, tashmë pas hekurave, dhe Alqi Bllako, asokohe në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet në favor të projektit të shoqërive koncensionare.
Rruga Press