Rama tërhiqet nga “pasaportat e arta” pas presionit të BE-së, por jo nga amnistia fiaskale
Pas presionit të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian, qeveria është tërhequr nga “pasaportat e arta”, por jo nga amnistia fiskale.
Kreu i qeverisë Edi Rama në konferencën e përbashkët me dy zyrtare të BE, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi u shpreh se nisma për “pasaportat e arta” nuk do të përmendet më deri në një vendim të Gjykatës Evropiane.
“Sa i takon pasaportave të arta e kemi pezulluar procesin derisa të sqarohet në nivele evropian qëndrimi. Ne nuk e shpikën këtë, e morëm nga vendet e BE që e kanë zbatuar me sukses. Ne nuk do ta nxjerrim më këtë iniciativë, pa parë si do të përfundojë çështja në gjykatën evropiane. Nëse gjykata vendos kundër pasaportave të arta, kjo është një çështje e mbyllur, nëse vendos pro, çdo vend bën zgjedhjen e vet”, u shpreh kreu i qeverise.
Sa i takon amnistisë fiskale, Rama u shpreh se nuk do tërhiqen, por theksoi se duan që kjo të behet edhe me ndihmen e ekspertizës së Bashkimit Evropian.
“Kemi folur për amnistinë fiskale. Qëndrimi ynë për amnistinë fiskale është i ditur. Ne e vlerësojmë angazhimin e komisionit për të na ofruar ekspertë. Ne duam të vazhdojmë punën me ekspertët e BE. Ne nuk heqim dorë thjesht se kjo nuk është gjë e mirë në parim. Ne kemi arsyet për të thënë që kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë, por nga ana tjetër duam që këtë ta bëjmë bashkë dhe prandaj falënderojmë për ekspertizën”, tha Rama duke shtuar se “Kemi përfunduar procesin e konsultimeve për kanabisin mjekësor dhe do të vazhdojmë në parlament”.
Rruga Press