BallinaLajme

Rama tërbohet me protestuesit: Harrojeni dorëheqjen e Ardi Veliut

Të rinjtë vazhdojnë të organizohen në rrjetet sociale. Ata kanë paralajmëruar sërish një protestë sot në orën 18:00.

Por kryeministri Edi Rama reagoi ashpër, duke deklaruar se nuk do lejojë dorëheqjen e tij. Ardi Veliu shihet nga opozita dhe aktorë të medias si njeriu që i duhet Ramës për aferat dhe abuzimet me Policinë e Shtetit, prandaj ai nuk e lëshon atë, edhe pse mund të largojë çdo ministër.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!

Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!

Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë!”

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
YouTube player