Rama shpall ministrin e ri të Brendshëm
Kryeministri Edi Rama zbuloi pas gjashtë ditësh pritje emrin e ri të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçin.
Gjithashtu Milva Ikonomi do të zërë vendin e Çuçit duke u emëruar ministre e Bujqësisë.
Rama i quan Çuçin dhe Ikonomin “dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”.
Gjashtë ditë më parë Sandër Lleshaj dorëzoi dorëheqjen pas tre ditësh protesta të dhunshme pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic në detyrë./Lapsi.al/
Edi Rama në FB:
Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.